Lente Tokai

TOKAI siguron të njëjtin standart Japonez në prodhim dhe asistencë për të gjithë botën. Ka rekordin e patentave për materjalet më të holla, të lehtë, rezistentë dhe filtra mjekësorë për mbrojtje të retinës.

CO TOKAI OPTICAL, LTD. u themelua në Japoni në 1939 me një objektiv: t’u sigurojë përdoruesve shikimin më të rehatshëm të mundshëm, duke përdorur të gjitha teknologjitë më të fundit të disponueshme.

Pikërisht për këtë qëllim kompania ka favorizuar gjithmonë kërkimin dhe inovacionin në fushën e lenteve optike oftalmike, duke realizuar ndër vite një gamë të gjerë produktesh të personalizuara, dizajne ekskluzive dhe trajtime të sofistikuara që synojnë plotësimin e nevojave të një tregu gjithnjë në zhvillim. TOKAI është tashmë një nga prodhuesit kryesorë të lenteve në botë.

Për të ruajtur shëndetin e syve, TOKAI ka zhvilluar një material unik të llojit të tij: lentet Lutina janë në fakt në gjendje të thithin 100% të rrezeve UV dhe 94% të dritës blu-vjollcë deri në 420 nm. Filtrimi i këtij segmenti të rezeve te dritës redukton stresin oksidativ në retinë dhe ndihmon në parandalimin e përkeqësimit të luteinës, një pigment thelbësor për mirëqenien e syrit.

TOKAI është prodhuesi i parë i lenteve që përdor Neuroshkencën për të zhvilluar lente progresive plotësisht inovative. Matja dhe analiza e aktivitetit të trurit ka bërë të mundur zhvillimin e lenteve më të mira, të cilat reduktojnë shqetësimin e perceptuar nga truri dhe lehtësojnë përshtatjen, duke rritur si komoditetin ashtu edhe saktësinë vizuale të përdoruesit.

Në kërkim të lenteve më të holla dhe më të lehta të mundshme, TOKAI ka zhvilluar materialet ekskluzive me indeksin 1.76 dhe 1.7 me gjeometri asferike dhe biasferike, ideale për të minimizuar trashësinë e lenteve me fuqi të lartë dhe për të marrë rezultate estetike të pashembullta.

Divizioni i Produkteve Optike të TOKAI OPTICAL Co., Ltd., i vendosur në pjesën qendrore të Japonisë, ka teknologjinë e avancuar për të prodhuar produkte me veshje optike me performancë të lartë, të cilat janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për mjekësinë, bioinxhinierinë, nanoteknologjinë, lazerin me performancë të lartë, pasqyra dhe filtra optikë.

Rrathët Anësorë

Si kufizohen rrathët anësorë tek Lentet Optike? Personat me miopi të lartë gjithmonë janë bezdisur me...

Pastrimi Lenteve

Për të pastruar mirë lentet, a duhet t'i fërkoni ato me forcë? Jo, përkundrazi! ❌ Lentet...

Modigliani

A janë sytë vërtet pasqyra e shpirtit? 👁 Fytyrat e pikturuara nga Amedeo Modigliani, një nga...

Indeksi 1,70

Është nga kërkimi i vazhdueshëm për më të mirën për përdoruesit që lindi lentet 1.70, TOKAI...

Efekt Kumulativ

A e dini se efektet e dritës së dëmshme janë kumulative?😨 Kjo do të thotë që...

Avokado

Tost me vezë dhe avokado, çfarë kombinimi! 🍳🥑😋 Përveç kënaqjes së shijes, kjo recetë e thjeshtë...

Pingelap, Mikronezi

Pingelap është një atoll në Mikronezi me një veçori të çuditshme: 1 në 10 banorë e...

Ylberi Hënor

Ai i paraqitur në foto është një ylber hënor: një fenomen i rrallë optik që ndodh...