GENOVA Multifokus

Në dy sallat e vizitave GENOVA® Multifokus sigurojnë personalizimin  për Lente Progresive, Bifokale, Multifokale Taylor Made, Progresive Antifatica, Digresive Office, Support Indoor e  Outdoor.

Kur në recetë është shënuar vetëm një numër do të thotë që personi pasi ka vendosur syzet arrin të kalojë shikimin në distanca të ndryshme duke përdorur kristalinin, lenten që gjendet brenda syrit. Muskujt arrijnë të kontraktohen, i ndryshojnë formën kristalinit dhe bëjnë fokusimin. 

Nëse problemit nga larg i shtohet edhe një pamundësi e muskujve për të fokusuar nga afër, në recetë shënohen dy numura: një syze nga larg dhe një tjetër nga afër. Fillimisht dy syzet mund të bashoheshin në një lente të vetme bifokale me një vijë të hollë që ndante zonën nga afër dhe larg. Prej vitit 1959 filluan të prodhohen lentet progresive, pa vijë ndarëse, ku numuri ndryshon gradualisht nga zona për larg tek zona për afër në pjesën e poshtme të lentes. 

Sado cilësore të ketë qenë vizita, nëse na sjellin një recetë nga ndonjë spital ose klinikë, ku shënohen vetëm numurat nga larg dhe nga afër , informacioni është i pamjaftueshëm për të zgjedhur lenten e duhur.

Përse Genova Multifokus është unike?

Kemi marrë çertifikimin si Ekspertë për Lentet Progresive në vitin 2000 nga Varilux University në Paris, 2001 nga Hoya Lens në Itali, 2019 nga Tokai Optical në Japoni. Kemi 27 vite përvojë dhe jemi qendra e parë ne rajon e specializuar në korrigjimin optik progresiv të personalizuar drejtpërdrejt në prodhim:

  • Përcaktojmë nëse shikimi binokular pranon dy syze te veçanta, një syze bifokale apo progresive, në bazë të rezultateve të analizës funksionale dhe kërkesave specifike të personit: pozicionet e qëndrimit në punë, tablet, laptop apo PC.

  • Në bazë të kërkesës mund të realizohet një korrigjim më statik apo dinamik dhe zonat funksionale mund të shpërndahen sipas natyrës së punës. Mund të përdoret një kanal progresioni më i shtrirë apo i reduktuar: Multifokale Taylor Made, Progresive Antifatica, Digresive Office, Support Indoor ose Outdoor.

  • I ofrojmë asistencë profesionale klientit që të provojë me qetësi skeletet optike sipas preferencave estetike dhe përshtatjes nga ana funksionale. Zgjidhet kalibri, materiali dhe forma e duhur sipas parametrave anatomikë.

  • Pas marrveshjes të bërë gjatë vizitës në Tokyo në 2019, mund të personalizojmë lentet progresive duke transmetuar me një aplikacion të gjithë parametrat që shpjeguam më sipër. Mund të personalizojmë lente që ndihmojnë fokusimin nga afër (tip Antifatica) edhe për personat nën moshën 40 vjeç që kanë probleme me përqëndrimin në punë apo studim.

  • Montimi i lenteve dhe përgatitja përfundimtare e syzes bëhen me aparatura dixhitale në laboratorin optik brenda ambjenteve të Optika Genova. Sigurojmë zbatimin e përpiktë të recetës dhe asistencën pas dorëzimit të syzeve.

Kujdes:

– Ka shumë Lente Progresive me Marka (brand) të njohura por zgjedhja e lentes me parametrat e duhur është shumë e vështirë nëse Fabrikës i dërgohet vetëm receta e marrë në spital ose klinikë, ku shënohet numuri nga larg dhe nga afër pa asnjë informacion tjetër. 

– Ka shumë raste ku sistemi i koordinimit binokular i personave nuk pranon progresivet por vetëm lentet bifokale apo monofokale dhe kjo duhet konstatuar me testet përkatëse përpara se të bëhet porosia e syzeve.