Lente me kontakt

Nepërmjet topografisë, korneale dhe analizës me mikroskop konstatohet: -materjali, -tipologjia (ditore, mujore), -koha e mundëshme e përdorimit, -pengesa që shkaktohet ndaj ndërhyrjes me lazer.

Kujdesje për lentet me kontakt

Kujdesemi dhe japim asistencë që përdorimi i lenteve me kontakt mos dëmtoje kornenë, të mos pengojë alternimin e tyre me përdorimin e syzeve optike dhe të ndihmojmë në stabilizimin e numrit. 

Kushtet jo optimale të ambientit (pluhura, ndotje) dhe keqpërdorimi (koha e tepruar apo përdorimi para PC ose smartphone) bëjnë që lentet me kontakt të ulin ndjeshëm sasinë e oksigjenit që shkon tek sipërfaqja e përparme transparente (kornea). 

Në bazë të sasisë dhe cilësisë së lotit dhe tolerancës personale mund të jepen lente me kontakt të buta me zëvendësim ditor, javor, dyjavor ose mujor. Në raste të caktuara ka në përdorim edhe lente tremujore, gjashtëmujore ose me përdorim afatgjatë.

Në kushtet e përdorimit në Shqipëri mund të japin probleme në korne edhe lentet me materiale shumë cilësore të cilët kanë përbërje të bollshme uji e transmetim të lartë oksigjeni. Të dhënat e fabrikës i referohen teorikisht ambienteve më të pastër dhe një përdorimi në një vend të monitoruar me vizita periodike.

Dëmtimi fillestar nuk ndjehet nga përdoruesi por nëse zbulohet në kohë, mund të rikuperohet. Për këtë qëllim analizohet harta anatomike e sipërfaqes së kornesë, harta e kalimit të imazhit (Wavefront), vlerësohet sasia dhe cilësia e lotit, reagimi i mbylljes së syrit dhe sipërfaqja e kontaktit.

Bëhet një analizë dhe verifikim i shikimit binokular dhe konstatohet nëse përdorimi i lenteve me kontakt ka ndikuar tek kornea dhe ka arritur të pengoje ndërhyrjen kirurgjinë refraktive tek ata persona që kanë programuar të heqin numrin me laser.