Lente me një fokus

Ekskluzivë lentet organike më të holla në botë Tokai 1,76 (përmirësim i 1,74), Tokai 1,7 (përmirësim i 1,67); mbrojtje LUTINA të retinës nga rrezet UV natyrale dhe artificiale; lente asferike e biasferike.

Këto lente kanë një fokus në sipërfaqen e tyre sipas numurit të shënuar në recetë.

  • Lente sferike negative (-) për korrigjimin e miopisë dhe sferike pozitive (+) për korrigjimin e hipermetopisë dhe presbiopisë.
  • Lente cilindrike (+/-) per korrigjimin e astigmatizmit. Në këtë rast fuqia nuk është shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme si tek lentet sferike. Zona e lentes që ka fuqi më shumë ose më pak se pjesa tjetër e lentes rezulton në recetë si cilindër (- apo +).
 

Tek Optika Genova mund të arrijmë korrigjimin optik dhe mbrojtjen maksimale duke zgjedhur lenten me parametra më të përshtatshëm në bazë të recetës, kushteve të punës dhe mënyrës së përdorimit.
Ne funksion te dioptrisë dhe harkut që ka skeleti arrijmë të personalizojmë edhe gjeometrinë e sipërfaqes së lentes (klasike, asferike,biasferike) për të siguruar një shikim pa deformime në periferi. Mund të personalizojmë gjithashtu materialin (hollimi, rezistenca) dhe filtrat mbrojtës (rreze artificiale e natyrale).

TOKAI 1.76 : lentet organike më të holla në botë!

(Përmirësim i lenteve të tjera në treg 1,74)
Indeksi 1.76 i Tokai është aktualisht materiali rezistent nga goditjet më i hollë dhe më i lehtë në botë. Me të njëjtat dioptri, lentet 1.76 janë në fakt deri në 49% më të holla se 1.50 konvencionale dhe tre herë më të lehta se një lente minerale. Ky ekskluzivitet i Tokai u zhvillua për përdoruesit që kërkojnë kombinimin e përsosur të estetikës, saktësisë optike dhe komoditetit. Materiali gjithashtu siguron mbrojtje të plotë nga rrezet UV dhe është zhvilluar me gjeometri asferike dhe biasferike për të përmirësuar performancën e tij edhe në periferi.

TOKAI 1.70 material ekskluziv me superhollim, transparencë të lartë (ABBE: 36) dhe peshë specifike të ulët.

(Përmirësim i lenteve të tjera në treg 1,67)
Kombinimi perfekt hollim, rezistencë dhe transparencë mundëson përshtatjen me skeletet gjysëm të plotë (nylor) dhe syzet pa skelet rreth lentes (galsant, lente me shpim). Rezultati shumë i mirë optik dhe estetik kufizon reflekset anësore dhe mundëson përdorimin e skeleteve me ngjyra të hapura dhe trasparentë.

Materjal me mbrojte LUTINA

Lutina është një material organik TOKAI i aftë të thithë 100% të rrezeve UV dhe 94% të dritës blu-vjollcë me energji të lartë (HEV) deri në 420 nm që janë përgjegjëse për shumë patologji të shikimit. Ndryshe nga produktet e tjerë, Lutina lejon të kalojë atë pjesë të dritës blu që është e dobishme për shikimin dhe organizmin.

Ne kemi si mbrojtje natyrale në retinë pigmentin e quajtur luteina por efekti me kalimin e viteve mund të reduktohet e të rezultojë i pamjaftueshëm. Nëse kjo ndodh, pasojat e shkaktuara nga drita e dëmshme grumbullohen me kalimin e kohës, duke u përkeqësuar me moshën.

Lentet Lutina mundësojnë mbrojtje totale nga rrezet ultraviolet (UV) të cilat rritin rrezikun e zhvillimit të patologjive të lidhura me kristalinin, kornenë dhe qepallat.

Lutina siguron njëkohësisht mbrojte edhe ndaj rrezatimeve HEV të pranishme në dritën natyrale të diellit dhe në LED që ndriçojnë shumë ekrane (smartphone, tablet, PC, televizorë) dhe janë të dukshme si dritë blu/vjollcë. Por jo e gjithë drita blu është e dëmshme.

Lentet Lutina lejojnë të kalojë pjesa tjetër e dritës blu që është shumë e dobishme. Drita blu rreth 450-460 nm është thelbësore sepse na lejon të dallojmë mirë ngjyrat dhe të sinkronizojmë ritmin tonë gjumë-zgjim me atë të ditës dhe natës.