Shërbime

Konsulta specifike për: -korrigjimin me syze optike, -syze dielli me numër, -lente me kontakt, -stabilizim të numrit përpara dhe pas kirurgjisë refraktive me laser, -parandalim pa syze në përdorim.

Vlerësim i shkakut të vështirësive të shikimit pa syze ose me korrigjim optik.

Tek personat që nuk përdorin syze apo tek ata që kanë korrigjim optik analizojmë fokusimin, shikimin binokular dhe pasojat e mbingarkesës në punë ose lexim. Me teste dhe aparatura specifike monitorohen tek sytë lëvizjet e ndërgjegjshme dhe ato automatike, saktësia dhe shpejtësia e tyre.

Duke bërë diferencën mes gjendjes së strukturave statike të syrit dhe mbingarkesës së muskujve, arrijmë të zbulojmë shkakun (numër apo lodhje) dhe të marrim masat në kohë, përpara se personi të detyrohet që të vendosi syzet për herë të parë ose të rrisë numrin i syzeve ekzistuese.

Vlerësim i proceseve të shikimit që marrin pjesë në lexim dhe sport.

Pas fillimit të shkollës fëmijët përballen me ngarkesën e mësimeve përveç përdorimit të aparaturave elektronike gjatë pushimeve ose në fundjavë. Gjatë leximit sytë bëjnë lëvizje të shpejta dhe të ngadalta, fiksojnë një pikë ose kalojnë nga një rresht në tjetrin. 

Leximi mund të monitorohet me teste dhe një sistem regjistrimi që analizon të gjitha lëvizjet. Vështirësia mund të vijë si rrjedhim i një lodhje në fokusim apo në koordinimin mes lëvizjeve binokulare të ndërgjegjshme me ato të pandërgjegjshme. 

Mund të bëhet një vlerësim specifik i shikimit tek të rinjtë dhe të rriturit që merren me sport. Me testin Sport Vision mund të ndihmojmë nëse një aftësi specifike apo lëvizje e caktuar duhet të forcohet më shumë se mesatarja e moshës. Përgjigjet i vijnë përnjëherë personit në adresën e tij të e-mail.

Vlerësim i shikimit dinamik dhe koordinimi me trurin

Vështirësitë në shikim mund të lidhen edhe me probleme të tjera të shëndetit, mbingarkesë ose stres. Përveç paqartësisë mund të konstatohet dhimbje koke ose marrje mëndësh. Analizës së strukturave statike të syrit dhe kapacitetit të fokusimit, mund ti shtojmë edhe verifikimin e komunikimit mes trurit dhe proceseve muskulore të shikimit.

Analiza e Shikimit Dinamik mund të sinjalizojë edhe riskun pas një goditje në kokë, rrëzim apo aksidenti. Dallohet ngarkesa muskulore nga ajo nervore dhe njëkohësisht jepet një informacion shumë i rëndësishëm mbi riskun e problemeve të sistemit nervor lidhur moshën e tretë.

Stabilizimi i numrit dhe mbrojtja e shikimit tek personat që përdorin lentet me kontakt; tek personat që kanë bërë ndërhyrjen apo kanë në plan të bëjnë kirurgji refraktive për heqjen e numrit.

Analiza ndihmon në konstatimin nëse numri është stabilizuar, sa është lodhje muskulore dhe sa është korrigjimi që mund të kompensohet me laser. Verifikim i shikimit binokular dhe nëse përdorimi i lenteve me kontakt ka ndikuar tek kornea dhe ka arritur të pengoje ndërhyrjen. 

Konstatohet si ka ndikuar tek numri mënyra e përdorimit të shikimit, konteksti i punës nga afër dhe stili i jetesës. Identifikohen ndihma dhe masat që këshillohen për të evituar rikthimin e korrigjimit optik pas bërjes së ndërhyrjes.

Këto matje japin informacione shumë të rëndësishme edhe për spitalet ose klinikat spitalore të specializuara në kirurgjinë refraktive dhe të patologjive të ndryshme të syrit: topografia e sipërfaqes së kornesë , deformimet e imazhit wavefront, grafiku i trashësisë së kornesë (pakimetri).