Skeleti është pjesa më e dukshme e korrigjimit optik. Është i pranishëm mes nesh dhe botës që po shikojmë dhe përjetimi i këtij ndryshimi duhet menaxhuar sa më mirë. Syzet e zgjedhura duhet ti rezistojnë sa më shumë kohës, prandaj tek Optika Genova nuk ja lëmë rastësisë apo rrethanave të momentit zgjedhjen e produkteve që importojmë dhe fazat e asistencës gjatë provës, përgatitjes dhe dorëzimit të syzes.
Prej vitit 2007 kemi importuar skelete optike dhe syze dielli me prioritet korrigjimin me ngjyre dhe numër nga marka ndërkombëtare.
EssilorLuxottica: Ray-Ban, Oakley, Persol, Oliver Peoples, Vogue Eyewear, Arnette, Giorgio Armani, Bulgari, Burberry, Dolce&Gabbana, Prada, Ralph Lauren, Swarovski, Tiffany & Co.,Versace. Marcolin: Guess, Max Mara, Max &CO, Timberland, Tom Ford. Marchon: Calvin Klein, DKNY, Donna Karan, Ferragamo, Lacoste, Liu-Jo. De Rigo: Police, Lozza, Sting, Blumarine, Chopard, Furla, Nina Ricci. Safilo: Carolina Herrera, Carrera, Marc Jacobs, Moschino, Pierre Cardin.
Kemi investuar edhe tek prodhuesit e pavarur të njohur për produkte optikë.
Lindberg, Lamarca, Spectaculars, Etnia Barcelona, J.F Rey, Miga, Tavat, Einstoffen, Woodys Barcelona. OG Genova.
Përgatitja e jonë profesionale, përvoja dhe lidhjet e ngushta me Industrinë Optike nisin në Genova prej vitit 1996 me Qendrat e para të Shikimit të një Grupi që tashmë ka 2700 filiale në Itali. Kjo mbështetje dhe etika jonë në punë na mundësojnë ruajtjen e standardit të cilësisë edhe në një treg të vogël e delikat si Shqipëria.
Pavarësisht cili Stilist apo Brand Mode ka krijuar një model, ne njohim Fabrikën që është licencuar për ta realizuar syzen. Kemi informacionin përkatës teknik lidhur me materialet, proceset e prodhimit, impaktin mbi ambientin dhe efektin tek lëkura në zonat e kontaktit të syzes.
Importimi i drejtpërdrejtë siguron origjinalitetin dhe cilësinë parashikuar për tregun në BE dhe Itali. Pavarësisht famës apo kërkesave nga klientët, nuk porositim syze të një Marke (Brand) specifike kur:
1. Në Shqipëri i njëjti skelet është në treg me diferenca të pajustifikuara çmimi sepse Marka (Brand) e prodhon produktin në disa fabrika në vende të ndryshëm duke ju përshtatur nivelit ekonomik. Ekzistojnë Shqipëri importime paralele me shumicë nga kontinente të ndryshëm.
2. Një model shumë i famshëm është kopjuar dhe gjendet në treg si imitim fallco dhe Prodhuesi nuk e kontrollon dot ose e toleron këtë fenomen sepse tregu Shqiptar nuk ka peshë për atë. Jemi të kujdesshëm të zgjedhim skelete që kanë një material, proces punimi, kombinim ngjyrash apo formash ku imitimi bëhet i vështirë dhe jo produktiv.
Prej 27 vitesh marrim pjesë në panaire ndërkombëtare (Paris, Milano, Barcelonë, Munih, Tokio) për tu njohur me trendin e modës për sezonin e ardhshëm, kombinimet e syzeve me veshjen dhe aksesorë të tjerë. Bëjmë trajnime periodike me konsulentë profesionistë të huaj për imazhin, kombinimet e ngjyrave dhe formës së skeletit me tiparet dhe tonalitetin e fytyrës.
Kemi investuar në një ambient komod dhe mikpritës për të provuar me qetësi syzet. Këshillave estetike i shtohet edhe asistenca teknike për të zgjedhur lentet me harkun e përshtatshëm që mos deformohet skeleti. Zgjidhet materiali me hollimin dhe rezistencën e duhur si edhe filtrat mbrojtës optikë ose tonaliteti i syzes së diellit të përcaktuar gjatë vizitës. Montimi i lenteve dhe përgatitja përfundimtare e syzes realizohen në laboratorin optik brenda ambienteve të Optika Genova.