Rreth OG

Jemi Qendra e parë për Mirëqenien e Shikimit në rajon. Eksperiencë 27 vjeçare OPTOMED®: koordinim me okulist, optik, optometrist, ortotist dhe mjekë të tjerë. Telemjekësi e Neuroshkencë prej vitit 2019. 
1996

Nisëm GENOVA PROJEKT me mbështetjen e një grupi profesionistësh nga Genova. Ky ishte investimi i dytë i familjes Jazxhi, pas themelimit të EuroProjekt pak vite më parë nga Gëzim Jazxhi (1943-2004).

Prej 27 vitesh kemi prioritet koordinimin mes profesionistëve që veprojnë në fushën e shikimit. Jemi mirënjohës ndaj kujtdo që vazhdon të bashkëpunojë: optometrist, ortotist, optik, okulist dhe mjekë në specialitete të tjera.

Protokolli OPTOMED na ka mundësuar komunikimin me profesionistë dhe institucione të fushave që direkt apo indirekt mund të parandalojnë problemet e shikimit në shtete e komunitete të ndryshme në Europë dhe Afrikë.

2007

Optika Genova nisi punën në Tirane me mbështetjen e Drita Jazxhi. Investimi më i ri i Projektit Genova solli në Shqipëri protokollin e punës, përgatitjen profesionale dhe përvojën e 11 viteve më parë në Itali.

Siguruam cilësinë e shërbimit duke investuar në ambiente të dedikuara për syzet optike dhe dielli, laborator optik profesional, aparatura për personalizimin e korrigjimit optik dhe lenteve me kontakt, asistencë pas përdorimit të syzeve.

Prej fillimit të aktivitetit jemi mirënjohës ndaj gjithë personave që vlerësuan përpjekjet, pasionin dhe vendimin tonë për të qenë të pavarur nga klinikat, spitalet apo laboratorët optikë në Shqipëri.

2013

Vlerësuam shtimin e personave që na besuan korrigjimin e shikimit dhe bëmë zgjerimin e parë të ambienteve te Optika Genova. Dyfishuam sipërfaqen e ekspozimit të produkteve dhe asistencës së klientëve.

Filluam importimin e Markave të Pavarura dhe Syze Hand Made. Shtuam edhe modelet e syzeve të diellit dhe skeleteve optikë qe importonim nga Luxottica, De Rigo, Marchon, Marcolin, Vega, Safilo, etj.

Nisëm edhe në Shqipëri mësimdhënien dhe trajnimet profesionale (Kolegj Universitar , dega infermieri, imazheri). GENOVA OPTOMED asistoi në krijimin e programit mësimor të përbashkët me atë të BE ne degët ortotist dhe optometri në Fakultetetin e Mjekësisë (Universitet Privat)

2017

Si përgjigje ndaj kërkesave të klientëve bëmë zgjerimin e dytë të Optika Genova. Trefishuam sipërfaqen e ekspozimit të produkteve, mundësuam shërbimin dhe asistencën ulur si edhe konsultat për mbrojtjen e shikimit pas kirurgjisë refraktive me laser.

Pas studios për matjen e parametrave te shikimit hapëm sallën e dytë për analizën e strukturës së syrit. Për herë të parë në rajon filluam shërbimin e MENXHIMIT TE SHIKIMIT.

Siguruam menaxhimin e riskut të përshtatjes me recetën, lentet dhe syzet optike. U integrua në një strukture të vetme (co-management) parandalimi, monitorimi dhe korrigjimi jo invaziv i shikimit.

2019

Në të gjithë botën ndjehen pasojat e përdorimit masiv të aparaturave elektronike dhe ndryshimit në stilin e jetesës. Hapëm sallën e tretë Telemjekësi dhe Neuroshkencë për monitorimin e lodhjes muskulore, reagimin e shikimit ndaj recetës në kushte të ndryshme pune dhe ngarkese.

Filloi punën GENOVA Multifokus, qendra e parë e specializuar në Lente Multifokale, Bifokale, Progresive Taylor Made, Office, Support Indoor, Support Outdoor. Nëse fabrikës i çohet vetëm receta me numrin për larg dhe për afër, reduktohet shume mundësia e personalizimit të lenteve.

Tek GENOVA Multifokus persnalizimi i korrigjimit bëhet me matjet në sallat e vizitës. Më pas dërgojmë parametrat e matur dhe e bëjmë ne personalizimin direkt në linjën e prodhimit sipas marrëveshjes bërë me Tokai Optical në Tokyo, Japoni.

2021

GENOVA OPTOMED bashkëpunoi me Universitete në Tiranë dhe Spanjë. Studimet ndërdisiplinore lidhën optometrinë me aktivitete të tjera: terapi e gjuhës dhe të folurit, audiologji, neuroshkencë e aplikuar.

Verifikuam mbi 40 000 raste. Analizuam rritjen e miopisë nga mosha 20 deri 39 vjeç. Paraqitëm grafikët e shpërndarjes dhe rritjes së defekteve të shikimit të 20 000 personave për 13 vjet (Tiranë 2008-2020).

Bëmë publikimin e parë shkencor ndërkombëtar të kësaj përmase e kohëzgjatje mbi aktivitetin e një Qendre të Shikimit. Prezantuam ketë studim në Kongresin Kombëtar të Optometrisë në Itali (AdOO Matera, maj 2022)

Produkte

Lente optike ekskluzive Tokai, Qendër për lente progresive, lente me kontakt, syze dielli dhe skelete optike të prodhuara për BE me importim dhe asistence te drejtpërdrejtë.

Shërbime

Konsulta specifike për: -korrigjimin me syze optike, -syze dielli me numër, -lente me kontakt, -stabilizim të numrit përpara dhe pas kirurgjisë refraktive me laser, -parandalim pa syze në përdorim.

Menaxhim i Shikimit

Menaxhimi i Shikimit parandalon problemet e shikimit, bën korrigjimin optik afatgjatë, kufizon rritjen e numrit në të ardhmen, siguron përshtatjen me recetën dhe syzet e kompletuara (skelet + lente optike).