Home » Genova Project
Projekti Genova nisi në 1996 me mbështetjen e Gëzim Jazxhi (themeluesi i Euro Projekt në 1992). Aktiviteti OPTOMED përfshin mësimdhënie në Genova ASSOPTO dhe Vision Service Academy; trajnime professionale Milano, Bologna, Romë, Genova, Paris, Tokyo; mësimdhënie në Kolegj Universitar dhe Fakultet Mjekësor në Tiranë, mësimdhënie në Master Optometri Klinike dhe Terapi e Shikimit në Spanjë; dy misione me Federottica-Itali për vizita dhe trajnim stafi mjekësor në Arua-Ugandë.
Jemi Qendra e parë për Mirëqenien e Shikimit në rajon. Eksperiencë 27 vjeçare OPTOMED®: koordinim me okulist, optik, optometrist, ortotist dhe mjekë të tjerë. Telemjekësi e Neuroshkencë prej vitit 2019.
Konsulta specifike për: -korrigjimin me syze optike, -syze dielli me numër, -lente me kontakt, -stabilizim të numrit përpara dhe pas kirurgjisë refraktive me laser, -parandalim pa syze në përdorim.
Menaxhimi i Shikimit parandalon problemet e shikimit, bën korrigjimin optik afatgjatë, kufizon rritjen e numrit në të ardhmen, siguron përshtatjen me recetën dhe syzet e kompletuara (skelet + lente optike).