Optika Genova

Mirësevini tek Optika Genova, kompani e pavarur me investim familjar (brezi i dytë dhe i tretë). Ju ofrojmë Shërbime, Produkte Optikë dhe Menaxhimin e Shikimit prej vitit 1996 në Genova dhe 2007 në Tiranë.

Rreth OG

Jemi Qendra e parë për Mirëqenien e Shikimit në rajon. Eksperiencë 27 vjeçare OPTOMED®: koordinim me okulist, optik, optometrist, ortotist dhe mjekë të tjerë. Telemjekësi e Neuroshkencë prej vitit 2019.

Menaxhim i shikimit

Menaxhimi i Shikimit parandalon problemet e shikimit, bën korrigjimin optik afatgjatë, kufizon rritjen e numrit në të ardhmen, siguron përshtatjen me recetën dhe syzet e kompletuara (skelet + lente optike).

Shërbime

Konsulta specifike për: -korrigjimin me syze optike, -syze dielli me numër, -lente me kontakt, -stabilizim të numrit përpara dhe pas kirurgjisë refraktive me laser, -parandalim pa syze në përdorim.

Produkte

Lente me një fokus

Ekskluzivë lentet organike më të holla në botë Tokai 1,76 (përmirësim i 1,74), Tokai 1,7 (përmirësim i 1,67); mbrojtje LUTINA të retinës nga rrezet UV natyrale dhe artificiale; lente asferike e biasferike.

Multifokus GENOVA®

Në dy sallat e vizitave GENOVA® Multifokus sigurojnë personalizimin për Lente Progresive, Bifokale, Multifokale Taylor Made, Progresive Antifatica, Digresive Office.

Skelete Optikë & Syze Dielli

Skeletet optikë dhe syzet e diellit janë importuar direkt tek Optika Genova dhe janë prodhuar enkas për tregun Italian dhe BE nga Kompani Ndërkombetare Mode, Fashion dhe Prodhues te Pavarur.

Lente me kontakt

Nepërmjet topografisë, korneale dhe analizës me mikroskop konstatohet: -materjali, -tipologjia -koha e mundëshme e përdorimit, -pengesa që shkaktohet ndaj ndërhyrjes me lazer.

Lente Tokai

TOKAI siguron të njëjtin standart Japonez në prodhim dhe asistencë për të gjithë botën. Ka rekordin e patentave për materjalet më të holla, të lehtë, rezistentë dhe filtra mjekësorë për mbrojtje të retinës.

Lexoni artikujt tanë

GENOVA Project

Projekti Genova nisi në 1996 me mbështetjen e Gëzim Jazxhi (themeluesi i Euro Projekt në 1992). Aktivitet OPTOMED: në Genova ASSOPTO dhe Vision Service Academy; trajnime profesionale Milano, Bologna, Romë, Genova, Paris, Tokyo; mësimdhënie në Fakultet Mjekësor në Tiranë, mësimdhënie në Master Optometri Klinike dhe Terapi e Shikimit në Spanjë; dy misione me Federottica-Itali në Arua-Ugandë.

Pyetjet më të shpeshta

Verifikimi sa shkronja arrin të shohë një sy dhe syri tjetër është i rëndësishëm (vizus). Është një test që bëhet sa herë shkohet në spital, klinikë apo në Optikë ku blihen syzet optike. Është e rëndësishme që përveç shikimit, të kuptohet rëndësia e vlerësimit të shëndetit të syrit (kontrolle periodike spitalore edhe për ata që nuk përdorin syze).

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme edhe Analiza Funksionale çdo vit : matja e lodhjes muskulore dhe dallimi saj nga numri që duhet korrigjuar me lentet optike. Shikohet reagimi i shikimit në kushtet e mbingarkesës në punë, studim dhe përdorim të aparaturave elektronike online dhe ndikimi tek numrat e syzeve optike.