Mund të lindin probleme me korrigjimin dhe përshtatjen me syzet e reja edhe nëse vizita është shumë e saktë. Diferenca të vogla në disa aspekte por të mbledhura të gjitha bashkë mund të bëhen problematike:
- shqetësime lidhur me gjeometrinë e lentes: ndryshim nga modeli që përdorej më parë (asferike, biasferike)
- qendrat optike: distanca horizontale ose pozicioni vertikal tek skeleti i ri mund të jetë i ndryshëm nga i vjetri.
- trasparenca: lentet më parë ishin të gërvishtura ose me trajtim tjetër sipërfaqësor,
- dimensioni i lentes: më parë ishin më të vogla ose me kalibër më të madh
- mënyra e përdorimit: ndryshimi i orareve ose distancave të përdorimit
- qartësia e imazheve: përpunimi i imazheve shumë më të qarta ndonjëherë kërkon një periudhë përshtatjeje
Problemet e përshtatjes me syzet e reja mund të evitohen nëse kontrolli, zgjedhja e skeletit, montimi i lenteve dhe asistenca bëhen në të njëjtën qendër optike.