Kemi filluar ti shikojme efektet e menaxhimit të shikimit në Genova prej vitit 1996. Ishin Qendrat e para të Shikimit të një Grupi që tashmë ka 2700 filiale në Itali. Studimet në Genova dhe analizat e statistikave konfirmuan rëndësinë e parandalimit dhe edukimit shëndetsor.
Vendosëm të zbatojmë edhe në Shqipëri këtë procedurë që siguron rezultatin përfundimtar duke bashkuar shërbimin, produktin dhe asistencën. Përvoja 27 vjeçare, ruajtja e cilësisë dhe unifikimi i protokollit na mundësoi të bëjmë edhe studimin shkencor mbi 45 000 raste dhe ecurinë e korrigjimit të shikimit në Tiranë për 20000 veta në 13 vite. Rezultatet e studimit u paraqitën në Kongresin Kombëtar të Optometrisë në Itali (Matera, 2022)