Rrezik i ulët në përshtatjen me receten

4 Rrezik i ulët në përshtatjen me receten. Large

Në shumë raste rreziku në përshtatjen e recetës është i ulët. Sidoqoftë, rreziku egziston nëse merret diku një skelet optik i papërshtatshëm, lente oftalmike pa filtrat ose materjalin e duhur ose montimi i bëhet në një laborator tjetër pa verifikuar qëndrat optike ose aksin e lentes.

Rrezik i ulët në përshtatjen me receten:

Në rastin kur vendosen syzet për herë të parë.

  • Problemi i shikimit është zbuluar në kohë dhe numri i shënuar në recetë është i ulët.
  • Personi që paraqet recetën rezulton i informuar mbi problemin e shikimit që duhet kompensuar dhe mënyrën e përdorimit të syzeve.
  • Pritshmëria është pranë realitetit.

Në rastin kur personi ka përdorur syze të tjera.

  • Kemi informacion mbi vizitat e kaluara; syzet e mëparshme janë përdorur rregullisht dhe janë zbatuar këshillat e dhëna gjatë vizitës.
  • Ndryshimi i numrit është zbuluar në kohë dhe diferenca me recetën e vjetër është e ulët.
  • Personi që paraqet recetën rezulton i informuar mbi arsyet e lëvizjes së numrit dhe ndryshimet e mundshme në mënyrën e përdorimit të syzes së re.
  • Pritshmëria ndaj recetës së re është pranë realitetit.