Ka raste që përshtatja me recetën tek syzet e reja është problematike. Mund të ndihmojë përdorimi i një gjeometrie asferike për një shikim natyral periferik, materjali me indeks të lartë për një hollim maksimal, një montim i saktë i qendrave me aparatura dixhitale (laboratori i lidhur me aparaturat në studjo). Por kjo mund të mos mjaftojë.
Rrezik i lartë në përshtatjen me syzet e reja:
- Në rastin kur vendosen syzet për herë të parë.
-
- Ka vonesë në zbulimin e problemit të shikimit apo neglizhencë në korrigjimin e tij. Numri i shënuar në recetë është më i madh se 0,75 / 1,00 dioptri.
- Personi që paraqet recetën nuk rezulton i informuar në vizitë mbi procesin e përshtatjes dhe efektit të vonesës së korrigjimit të problemit të shikimit.
- Pritshmëria ndaj rezultatit është krijuar pa u marrë informacion gjatë vizitës mbi mënyrën e përdorimit fillestar dhe reagimin e shikimit ndaj syzes.
- Në rastin kur personi ka përdorur syze të tjera.
-
- Nuk dimë recetën e vizitave të kaluara; Syzet e mëparshme nuk janë përdorur rregullisht ose nuk janë zbatuar këshillat e dhëna gjatë vizitës.
- Ndryshimi i numrit nuk është zbuluar në kohë ose është neglizhuar. Diferenca me recetën e vjetër ështe më e madhe se 0,75 / 1,00 dioptri.
- Personi që paraqet recetën nuk rezulton i informuar në vizitë mbi arsyet e lëvizjes së numrit dhe ndryshimet e mundshme në mënyrën e përdorimit të syzes së re.
- Pritshmëria ndaj syzes së re është krijuar pa u marrë informacion gjatë vizitës mbi ndryshimet që duhen bërë në përdorimin e aparaturave elektronike dhe reagimin përkatës të shikimit.
Tek Optika Genova, përveç konstatimit dhe korrigjimit të problemit, analizojmë shkaqet dhe faktorët që kanë ndikuar dhe përfshijmë vetë personin në një strategji afatgjatë parandaluese. Vështirësitë me përshtatjen parashikohen dhe menaxhohen gjatë kontrolleve në dy sallat e vizitave : identifikohet forma e materjali më i përshtatshëm i lenteve dhe skeletit, përcaktohet mënyra e përdorimt fillestar të syzes derisa shikimi të ambjentohet.