Shikimi dinamik funksional (Video & Audio)

VIDEO shpjegon me pamje dhe me zë, strukturat statike dhe proceset automatike që marrin pjesë në shikim: përshtatja me dritën, koordinimi i lëvizjes së syve dhe fokusimi duke përshtatur fuqinë e kristalinit (akomodimi).

Parandalim dhe kujdes për Syrin e Thatë (Video)

Në VIDEO jepen informacione mbi përbërjen e lotit dhe faktorët që ndikojnë tek Syri i Thatë: ndryshime hormonale, përdorim i kompjuterit, abuzim me lentet me kontakt, operim me laser ose përdorim i ilaçeve.

Matja e shikimit tek GENOVA OPTOMED (Video)

Kjo VIDEO e shkurtër shpjegon qartë procedurat e matjes së shikimit dhe ndarjen mes lodhjes dhe pjesës që korrigjohet me syze. Shpjegohet analiza e strukturave të palëvizshme, shtresës së lotit, siperfaqes së kornesë (parametrat për lente me kontakt) dhe shikimit binokular.